Rrëzohet aeroplani mjekësor në SHBA, humbin jetën 4 persona
Një aeroplan për transport mjekësor, me katër persona në bord, u rrëzua dhe u përfshi nga flakët dje në afërsi të një aeroporti në shtetin amerikan të Arizonës, duke lënë të gjithë udhëtarët të vdekur, njoftuan autoritetet lokale.
Avioni i vogël me helikë u rrëzua pranë aeroportit Çinle, në pjesën veriore të shtetit, ndërsa ishte në rrugë për të marrë një pacient nga një spital, bëri të ditur policia lokale përmes një kumtese në Facebook. Shkaku i rrëzimit ende po hetohet.
Sipas NBC News, që i referohet operatorit të avionit CSI Aviation, në mesin e viktimave janë dy pilotë dhe dy punonjës shëndetësorë.