Mbi 300 mijë euro për shpenzime të rrugës për deputetët për 13 muaj
Që nga fillimi i mandatit të përbërjes aktuale parlamentare, 65 deputetë kanë marrë kompensim për shpenzime udhëtimi që kapin vlerën mbi 300 mije euro.
Shuma më e lartë për 13 muajt e fundit i është paguar deputetit të VMRO-DPMNE-së, Kire Bozhinovski nga Resnja. Ai ka marrë rreth 13.200 euro, mesatarisht 1.000 euro në muaj.
Bashkëpartiaku i tij nga Prilepi, Petar Risteski, është i dyti në listë me 12.000 euro në muaj.
Ndërkohë, nëntë deputetë kanë vendosur të marrin me qira banesë, për të cilat paguhen deri në 400 euro në muaj.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka paguar gjithsej 18.6 milionë denarë, ose rreth 303.320 euro, për shpenzime udhëtimi të kërkuara nga deputetët gjatë një periudhe prej 13 muajsh, tregojnë të dhënat që Radio Evropa e Lirë i ka marrë përmes qasjes së lirë në informata me karakter publik.
Sipas të dhënave, shuma prej 303.320 euro – nga të cilat 26.717 për pikat e pagesase rrugore dhe 276.603 për karburant – është paguar për 65 nga gjithsej 120 deputetët e përbërjes aktuale parlamentare, dhe i përket periudhës nga dita e mbajtjes së seancës konstituive – 28 maj 2024 deri më 30 qershor 2025.
Në të njëjtën periudhë, nëntë deputetë kanë shfrytëzuar të drejtën për qira banese, për të cilat janë shpenzuar gjithsej 44.522 euro.