Kufiri në Bllacë sërish i hapur, por MPB bën thirrje të shmangen lëvizjet
07/07/2025
Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se ka filluar kalimi i alternuar i automjeteve në rrugën Stenkovec – pika kufitare Bllacë, në njërin drejtim e më pas në tjetrin.
“Megjithatë, u bëjmë apel qytetarëve që, nëse nuk është e domosdoshme, të mos nisen drejt pikës kufitare Bllacë deri në normalizimin e plotë të qarkullimit, përkatësisht deri në shuarjen e plotë të zjarrit pranë rrugës”, thonë nga MPB.
Kjo zonë vazhdon të ketë zjarr aktiv ndërsa autoritete po mundohen me të gjitha makineritë dhe forcat njerëzore që të shuajnë zjarrin tërësisht.