
Si të përgatiteni për pushime në Shqipëri?
Po përgatisni valixhen për pushime në Shqipëri?
Prisni, ka gjëra që duhet me patjetër t’i dini!
Shqipëria, vend i mrekullueshëm, por kërkon përgatitje.
Ju tashmë e dini që Shqipëria ka plazhe të bukura, male dhe natyrë të paprekur, por si të përgatiteni për pushime pa ankesa?
Para – cash është domosdoshmëri
Sigurohuni që të keni para CASH me vete. Në shumë dyqane dhe restorante të vogla nuk pranojnë karta bankare!
Leku është valuta zyrtare, pranojnë edhe euro, por shmangni pagesat me euro direkt. Më mirë thyeni eurot në këmbimore – do na falënderoheni më vonë!
Kujdes me ujin e rubinetit
Në shumë zona uji i rubinetit nuk është i sigurt për pije. Bëni zgjedhjen e duhur dhe blini ujë të ambalazhuar. Qëndroni të hidratuar!
Mbrojtja nga dielli dhe insektet
Dielli është shumë i fortë, ndaj kremi me SPF 30+ është i domosdoshëm.
Në zonat rurale dhe pranë lumenjve, spreji kundër insekteve është shpëtimtar.
Mos harroni edhe një xhaketë të lehtë për netët freskuese, sidomos në zonat malore.
Terrenet dhe këpucët
Terrenet janë të ndryshme – nga plazhet me rërë te rrugët me gurë dhe ecjet në male.
Në valixhe nuk guxojnë të mungojnë këpucë të rehatshme!
Vozitja dhe rrugët
Në rrugë vozitni me kujdes. Shumë rrugë janë të ngushta dhe pa shenja.
Përdorni GPS dhe mos u ngutni!
Ilaçet bazë, shok i udhëtarit
Merrni gjithmonë ilaçe bazë për dhimbje koke, stomak dhe alergji – nuk e dini kur mund t’ju duhen.
Interneti në zona rurale dhe malore
Në zonat rurale dhe malore, interneti shpesh nuk funksionon mirë.
Merrni SIM kartelë lokale. Power bank-u është gjithmonë një aleat i mirë!