Pas sulmeve ndaj Albin Kurtit, Azizi e publikon videon: Kur Vuçiqi shqetësohej se Ahmeti po e humb pushtetin!
Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ndaj sulmeve të Ali Ahmetit kundër Albin Kurtit, të bëra në një emision në Kosovë.
Azizi ka publikuar një deklaratë të presidentit serb Aleksandar Vuçiq para zgjedhjeve parlamentare të 2024 në Maqedoni, kur Vuçiqi shqetësohej se Albin Kurti përmes VLEN-it po e rrëzon Ali Ahmetin nga pushteti.
“Po po, seriozisht, ai dëshiron ta rrëzojë Ali Ahmetin nga pushteti që të qeverisë me Maqedoninë pas zgjedhjeve të majit”, pati deklaruar Vuçiq në atë kohë.
Deputeti i VLEN-it Azizi numëroi arritjet e Kurtit kundër Serbisë dhe pyeti publikisht nëse kjo është arsyeja pse Ali Ahmeti po e sulmon Albin Kurtin.
“Sa sherr na paska bë Albin Kurti.
Ua prishi Open Balkanin, ua prishi Zajednicën dhe jaraninë me Radojçiqin dhe Vuçiqin.
I hoq thikat mbi hartën e Kosovës dhe e ktheu veriun brenda sovranitetit të Republikës.
A për këto “të bëma” sulmohet sot nga Ali Ahmeti?
A për këto arsye shqetësoj Vuçiqi se po bie Aliu nga pushteti?”, shkruan Azizi.