Izet Mexhiti kandidat i mundshëm për kryetar të Çairit
Mexhiti tha se BDI po përgatitet ta nxjerr kandidat Bujar Osmanin, ndërsa sipas tij, komuna e Çairit është e rëndësishme për ta.
“Po analizojmë terrenin dhe dëshirojmë që të gjejmë zgjidhje më të mirë dhe në bazë të kësaj do të veprojmë. BDI dëshiron për Çairin ta kandidoj Osmanin dhe është e qartë se kandidatë tjetër nuk është në lojë, ndërsa për ne është e rëndësishme ta fitojmë Çairin. Po bëhen analiza, nuk e përjashtoj mundësinë të kandidojë për kryetar të Çairit”, ka deklarur Mexhiti.