Polici nga Gostivari vidhte sendet e konfiskuara nga stacioni, ka vjedhur mi 75 mijë euro
Punonjësit e policisë në Gostivar kanë arrestuar kolegun D.S. (51), me dyshimin për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare” pasi dyshohet se nga dollapi në stacionin policor, ku ruheshin sende të konfiskuara gjatë kontrollimeve, ka vjedhur rreth 25,000 euro dhe bizhuteri ari me vlerë rreth 50,000 euro. Në këto aktivitete ai ishte i angazhuar si punonjës teknik në stacionin policor të Gostivarit ndërsa kishte patur edhe një bashkëpunëtor që ia blinte arin, që ishte pronar artarie.
“Inspektimi në objektin e stacionit policor është kryer nga prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike në Gostivar, në prani të ekipit hetues dhe drejtuesve të policisë së Gostivarit. Në orën 20:30, në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar, është arrestuar edhe I.SH(32), për shkak të dyshimeve për veprën penale “fshehje” dhe për blerjen e bizhuterive të vjedhura. Pas marrëveshjes me gjykatën, janë kryer kontrolle në shtëpitë dhe ambientet ndihmëse të të dyshuarve, ku janë gjetur dhe konfiskuar sende të lidhura me rastin”.
Të dy janë mbajtur në stacionin policor dhe pas përfundimit të procedurave do t’i përgatiten akuzat përkatëse.