
Tërmet i fortë në Shqipëri, disa paslëkundje në veriperëndim të Tiranës
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shqipëri, duke shkaktuar shqetësim te banorët.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane (EMSC), goditja e parë u regjistrua në orën 05:04 me magnitudë 4.5, rreth 16 kilometra në veriperëndim të Tiranës.
Pas saj janë ndjerë disa paslëkundje me intensitet më të ulët: 2.2, 2.6, 3.0 dhe 3.4 ballë. Lëkundja më e fundit ndodhi në orën 05:45, në një zonë të ngjashme – rreth 20 kilometra larg kryeqytetit.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.