MPJ e RMV: Shmangni udhëtimet drejt Izraelit, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe
Ministria e Punëve të Jashtme u bën thirrje qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të mos udhëtojnë drejt Izraelit, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme dhe mbylljes së pjesëve të hapësirës ajrore në rajon.
Qytetarët që ndodhen aktualisht në këto vende këshillohen të ndjekin informacionet nga autoritetet lokale dhe të respektojnë udhëzimet e institucioneve përkatëse.
Gjithashtu, MPJ u bën thirrje qytetarëve që janë në Izrael të kontaktojnë Ambasadën e RMV-së në Tel Aviv, ndërsa ata që ndodhen në Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të drejtohen tek ambasadat përkatëse në Doha dhe Abu Dhabi për çdo informacion apo ndihmë.