
Rroga ballkanike, çmime evropiane: Shqipëria me çmimet më të larta në rajon
Paguhen më pak në Evropë me rroga rreth 41 për qind të mesatares evropiane, por qytetarët shqiptarë i blejnë produktet me çmime gati sa në Evropë.
Pagat e qytetarëve të Shqipërisë arrijnë vetëm 41% të mesatares evropiane, por çmimet po ngjiten gati në nivelin evropian, duke arritur më shumë se 70% të mesatares evropiane.
Kështu Shqipëria është vendi me çmimet më të larta në rajon, duke lënë pas Serbinë dhe vendet e tjera, njofton VOXAL.
Maqedonia e Veriut rezulton me çmimet më të lira në krahasim me vendet e rajonit, duke arritur nivelin e 54,8% të çmimeve mesatare në BE, sipas agjencisë evropiane të statistikës, Eurostat.
Çmimet krahasuar me mesataren në BE
Shqipëri 70,2%
Serbi 67,4%
Mali i Zi 63,4%
BeH 63,4%
Maqedoni e Veriut 54,8%