
Shkupi, Kumanova e Tetova nën vëzhgim: Detaje nga sistemi “Safe City”
1 janar 2026, sistemi “Safe City” ndizet zyrtarisht, duke futur në funksion qindra kamera inteligjente për monitorim të përhershëm të trafikut, sigurisë publike dhe çdo shkeljeje.
Këto sy digjitalë nuk flenë, ato regjistrojnë, analizojnë dhe raportojnë në kohë reale.
Fillimisht në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë, por më pas në të gjitha autostradat e qytetet më të mëdha të shtetit!
Por çfarë është dhe si do të funksionojë ky sistem?!
-Nga 1 janari i këtij viti, me çdo regjistrim makine, të dhënat futen në sistem. Targa lidhet me pronarin e makinës, ndaj pas hyrjes në funksion, kur ndodh një shkelje, ai njoftohet me SMS ose email pasi dokumentohet me foto dhe lëshohet një gjobë në emrin e tij.
– Njoftimi i parë përman link me procesverbalin, urdhërpagesën dhe fotografinë e shkeljes.
– Pas 24 orësh vjen njoftimi i dytë; dokumentet duhet të merren brenda 8 ditëve dhe nëse ato nuk shkarkohen, dorëzimi llogaritet i rregullt dhe fillon afati 8-ditor për pagesë ose ankesë.
Nëse shkelja pranohet dhe paguhet brenda 8 ditësh- paguhet vetëm gjysma e dënimit, pas këtij afati paguhet i gjithë dënimi, por pa shpenzime procedurale. Por nëse nuk pranihet shkelja, atëherë brenda 8 ditësh mund të dorëzohen dokumentet në gjykatë për procedurë gjyqësore.
Nëse pronari nuk e ka drejtuar makinën, ka 8 ditë të tregojë personin që e ka drejtuar, në polici. Në këtë rast, procesverbali për pronarin shfuqizohet dhe lëshohet për drejtuesin real. Nëse nuk paguhet apo nuk fillohet procedurë, urdhërpagesa bëhet dokument i ekzekutueshëm dhe i kalon DAP-it.
Ekspertët propozojnë që për shkelje të përsëritura, Gjykata të mund të vendosë heqje të patentës së shoferit, nëse ka 2 ndalesa brenda 4 viteve.
Gjithashtu, propozohet që; tejkalimi me mbi 50 km/h nga shpejtësia e lejuar, drejtimi i makinës nën ndikimin e alkoolit apo drogës, vozitja në drejtim të gabuar në bulevard/autostradë ose pa patentë, të cilësohen si vepra penale!
Për drejtim të pamatur do të ketë burg, gjobë dhe ndalesë për drejtim automjeti, ndërsa do të shqyrtohet edhe marrja e makinës nëse shoferi s’ka patentë!
Institucionet kompetente vazhdojnë të përgatisin terrenin, ndërsa këtij sistemi i paraprijnë ndryshime ligjore në të paktën 7 ligje!