Zjarri i madh përfshinë fabrika e makineri
Një zjarr i madh shpërtheu mbrëmë në Radovish në zonën e ish-“Dekorteks”.
Pas më shumë se gjashtë orësh, zjarri i madh që shpërtheu mbrëmë në Radovish në zonën e ish-“Dekorteks”, ku u dogj një depo dhe makineri, është shuar, njoftoi Departamenti i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit i Radovishit.
Sipas informacioneve nga zjarrfikësit e Radovishit, disa zjarrfikës thithën tym dhe pësuan djegie të lehta gjatë përpjekjes për shuarjen e zjarrit, por të gjithë ata që morën pjesë në përpjekjet për shuarjen e zjarrit ndihen mirë.
Zjarri u shua nga zjarrfikësit e Departamentit të Zjarrfikësve të Radovishit, ndërsa zjarrfikësit nga Strumica u thirrën për të ndihmuar, si dhe kompania vullnetare e zjarrfikësve nga Konce.