Plani i Rritjes, Komisioni Europian i jep 65.7 milion euro RMV-së
Komisioni Evropian ka vënë sot në dispozicion 65.7 milionë euro për Maqedoninë e Veriut, në kuadër të Programit për Reformë dhe Rritje.
Gjithashtu, u akorduan 49 milionë euro për Shqipërinë dhe 44.2 milionë euro për Malin e Zi.
Kjo vjen pas kërkesës së tretë për pagesë dhe vlerësimit pozitiv të Komisionit për hapat e reformës së zbatuar në fushat e konkurrueshmërisë së biznesit dhe inovacionit në Shqipëri dhe Mal të Zi, si dhe arsimit dhe dixhitalizimit në Maqedoninë e Veriut.
Me publikimin e sotëm, shuma totale e lëshuar në kuadër të Programit sipas zarfeve përkatëse arrin në 212.8 milionë euro për Shqipërinë, 89.3 milionë euro për Malin e Zi dhe 142.1 milionë euro për Maqedoninë e Veriut.