Fillon protesta e studentëve për provimin e jurisprudencës në shqip
Ka filluar grumbullimi i protestuesve në mbështetje të studentëve, të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe. Protesta pritet të nisë nga ora 16:30, para Urës së Gurit. Në terren shihen edhe forca të shtuara policore.
Protesta e sotme është e dyta me radhë që organizojnë studentët shqiptarë dhe vjen si pasojë e refuzimit të kërkesës së tyra nga ana e ministrit të Drejtësisë.
Nga ana tjetër kryeministri Mickoski ka njoftuar se po shqyrtohen mënyra për të adresuar kërkesën e studentëve shqiptarë, që provimi i jurisprudencës të zhvillohet në gjuhën shqipe. Ai theksoi se ekzekutivi po punon për një zgjidhje të mundshme dhe paralajmëroi se së shpejti do të prezantohet një propozim konkret lidhur me këtë çështje.