Stojançe Jovanovski u dënua me 12 vjet burg për nxitje të Ivanës dhe Katjas për të kryer vetëvrasje
I pandehuri Stojançe Jovanovski u dënua me 12 vjet burg për tre veprat penale për të cilat akuzohej, përfshirë nxitjen e Ivanës dhe Katjas për të kryer vetëvrasje, transmeton Portalb.mk.
Sipas Gjykatës, i pandehuri, me dhunën e tij të vazhdueshme fizike dhe verbale, e solli Ivanën në një gjendje të pashpresë dhe të dëshpëruar, e cila ishte arsyeja pse ajo i mori jetën vetes dhe vajzës së saj. Dhuna zgjati që nga viti 2023, vazhdimisht në vende të ndryshme dhe në prani të fëmijës.
Jovanovski e kërcënoi, duke i thënë se do ta nxirrte nga apartamenti, do ta vriste dhe do t’ia merrte Katjan.
Jovanovski u dënua me dënimin maksimal për të tre veprat penale – 5 vjet për lëndim trupor, 3 vjet për rrezikim të sigurisë dhe 5 vjet për nxitje dhe ndihmë në vetëvrasje. Sipas Kodit Penal, dënimi i vetëm me burg është 12 vjet. Prokuroria kërkoi që ai të mbetet në paraburgim deri në marrjen e vendimit përfundimtar.
Kujtojmë se më 2 mars, nëna Ivana, bashkë me vajzën e saj 6-vjeçare Katja u hodh nga një ndërtesë në Karposh rreth orës 14:00 dhe vdiqën në vend.