Ndalohen 14 persona për drejtim të pakujdesshëm të automjetit
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e shtetit, nënpunës policorë kanë privuar nga liria 14 persona për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. MPB bën të ditur se, prej tyre pesë kanë drejtuar automjet pa patent shoferi, ku sic thonë ata një prej tyre është i mitur. Dy kanë drejtuar automjet pavarësisht ndalesës aktive, ndërsa shtatë persona kanë drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit, njoftuan nga MPB.
Policia bën të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime përkatëse penale. Po ashtu MPB bën apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin për patent shoferi ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, me qëllim që të ketë një komunikacion më të sigurtë.