Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare mban sonte koncertin e parë “Me plis në zemër”
Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në RMV mban sonte koncertin e tij të parë, shtatë vite pas themelimit. Koncerti me këngë dhe valle popullore shqiptare, me titull “Me plis në zemër”, do të mbahet këtë të enjte në Tetovë, në vendin ku edhe u themelua si institucion.
Mysafir special i këtij koncerti do të jetë Okteti “Ilirikum”, ndërsa në skenë do të performojnë edhe shumë artistë të talentuar dhe prestigjiozë.
“Ndjej kënaqësi të veçantë dhe për mua kjo është një nga ditët më të rëndësishme në karrierë. Sot po përmbushim një ëndërr shumëvjeçare të artistëve shqiptarë.
Po realizojmë një event në nivelin më të lartë artistik dhe institucional, nën ombrellën e Ansamblit Shtetëror – diçka që shqiptarët këtu e kanë ëndërruar me vite.
Ftoj të gjithë artdashësit që sonte të vijnë dhe ta shndërrojmë këtë në një festë të vërtetë. Prania juaj do të jetë mbështetje për institucionin dhe motiv për projekte të reja”, deklaroi drejtori i Ansamblit, Jetmir Rexhepi.
Koncerti do të mbahet sonte, në ora 19:00, në Qendrën për Kulturë në Tetovë.
Ky koncert është pjesë e programit vjetor të mbështetur nga Ministria e Kulturës
