SHBA nis pastrimin e minave në Ngushticën e Hormuzit, hapet korridor i ri detar
Komanda Qendrore e Ushtrisë së SHBA-së (CENTCOM) njoftojnë se kanë nisur përgatitjet për pastrimin e minave në Ngushticës së Hormuzit. Sipas njoftimit, dy anije-shkatërrues të minave të Marinës amerikane zhvilluan operacione në zonë gjatë ditës së sotme, më 11 prill.
“USS Frank E. Peterson (DDG 121) dhe USS Michael Murphy (DDG 112) kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe operuan në Gjirin Arabik, si pjesë e një misioni më të gjerë për të siguruar që kjo rrugë detare të jetë plotësisht e pastër nga minat detare të vendosura më herët nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike”, thuhet në njoftimin e CENTCOM.
“Sot filluam procesin e krijimit të një korridori të ri dhe së shpejti do ta ndajmë këtë rrugë të sigurt me industrinë detare për të nxitur qarkullimin e lirë të tregtisë”, raportohet të ketë thënë Brad Cooper, komandant i CENTCOM-it.
Ngushtica e Hormuzit është një rrugë ndërkombëtare detare dhe një korridor thelbësor tregtar që mbështet prosperitetin ekonomik rajonal dhe global. Forca shtesë amerikane, përfshirë dronë nënujorë, pritet t’i bashkohen operacionit të pastrimit në ditët në vijim.