Nata më e përgjakshme për Izraelin që nga fillimi i luftës: Të vrarë, të plagosur dhe të bllokuar nën rrënoja
Sulmet iraniane ndaj Izraelit janë intensifikuar ndjeshëm gjatë mbrëmjes së sotme, teksa dy raketa balistike kanë goditur ndërtesa banimi në dy qytete të ndryshme.
Në Arad, raportimet paraprake flasin për disa viktima, mbi 100 persona të plagosur si dhe persona të mbetur të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të goditura. Ekipet e shpëtimit ndodhen në terren dhe po punojnë për nxjerrjen e të mbijetuarve.
Ndërkohë, në Dimona janë raportuar mbi 60 të plagosur si pasojë e një tjetër goditjeje, duke rritur bilancin e përgjithshëm të viktimave dhe të lënduarve.