Sali optimist: Procesi i zgjerimit nuk është ndalur
Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali thekson se procesi i zgjerimit nuk është ndalur dhe se duhet të përmbushim detyrat që kemi para vetes.
“Atë që e tha ambasadori Rokas është për vendimet, ndërsa deklarata e kryeministrit është më politike. Viti 2027 do të jetë vit interesant për këto vendime, në vitin 2026 shohim se ka më shumë debat, por vendimet duhet të sillen në vitin 2027. Jam optimist që sipas gjitha deklaratave të zyrtarëve të BE, procesi i zgjerimit nuk është ndalur, janë të hapura dyert”, ka thënë ai.
Ai shprehet se nuk duhet të ndalemi si qeveri dhe si ministri dhe të presim nga dikush në shenjë mëshire ta na pranojnë në BE.
“Duhet të përmbushim detyrat tona, në fund të fundit të gjitha ndryshimet janë në të mirë të shtetit dhe funksionimit më të mirë në shërbim të qytetarëve. Qëllimi është i njëjtë”, ka thënë zëvendëskryeministri Sali.