(VIDEO) Zjarr në ambasadën amerikane në Riad pas goditjes me dronë
Ambasada amerikane në kryeqytetin saudit Riad është goditur me dy dronë nga Irani.
Autoritetet saudite po raportojnë një “zjarr të kufizuar” në kuadër të ambasadës.
“Ambasada amerikane në Riad u sulmua nga dy dronë sipas vlerësimeve fillestare, duke rezultuar në një zjarr të kufizuar dhe dëme të vogla materiale në ndërtesë”, tha një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes, raporton Al Jazeera.
Ndërkohë, Reuters raportoi se dy shpërthime tjera janë dëgjuar në Riad pas këtij sulmi.
Burime amerikane i kanë thënë kanalit amerikan Fox News se ambasada ka qenë e zbrazët në momentin e sulmit dhe nuk ka të lënduar.
Një video e pakonfirmuar që po qarkullon në rrjetet sociale pretendohet se tregon zjarrin në ambasadën amerikane në Riad pas shpërthimit.