Irani sulmoi 11 shtete në sulmet hakmarrëse nga e shtuna
Nga e shtuna Irani ka sulmuar 11 shtete të Lindjes së Mesme. Në listë përfshihen Qipro, Omani, Bahreini, Iraku, Izraeli, Jordani, Kuvajti, Katari, Arabia Saudire, Siria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Irani në sulmet hakmarrëse ka sulmuar direkt vetëm Izraelin, ndërsa në 10 shtetet tjera, ka shënjestruar baza amerikane.
Sulmet vijnë pasi të shtunën SHBA-ja dhe Izraeli sulmuan Iranin dhe vranë Ajatollahun Ali Khamenei./VOXAL/