Filipçe: SHBA duhet ta dijë se edhe Maqedonia e Veriut ka regjim të ngjashëm si Irani
LSDM në një linjë me pushtetin, mbështet operacionin e SHBA-së në Iran, por Venko Filipçe nënvizon se partneri strategjik duhet ta di se në vend ka një regjim autoritar ngjashëm si në Iran e Venezuelë.
“Është mirë të thuhet se SHBA si partner i ynë strategjik duhet ta di se këtu në vendin tonë ka pushtet me karakteristika shumë të ngjashme me regjimet autoritare me të cilët ata përballen . Kemi pushtet dhe kryeministër që e çon vendin në izolim. Ky pushtet ka kontakte të hapura me Putinin përmes kontakteve të zv kryeministrit me të ashtuquajturit ‘Ujqërit e Natës’. Kini kujdes, njeriu i dytë i Qeverisë nuk i fsheh kontaktet me ‘Ujqërit e Natës’ njerëz të afërt me presidentin rus Putin.”
Nga VMRO-DPMNE i kundërpërgjigjen këtyre akuzave me një pyetje, “A Zaevi është Ajatollahi?”
“Nëse Filipçe thotë se Maqedonia është si Irani, duke pasur parasysh faktin që LSD ishte në pushtet 7 vite, me qeverinë teknike pothuajse 9, a domethënë kjo se Zaevi është Ajatollahi, ndërsa Filipçe predikuesi i tij?” thonë nga VMRO-DPMNE.
Kujtojmë se një ditë më parë Maqedonia bashkë me vendet fqinje, Kosovën e Shqipërinë u radhinën pas SHBA-ve duke mbështetur sulmet ndaj Iranit.