Lufta në Lindjen e Mesme, Maqedonia e Veriut mbledh Këshillin e Sigurisë
Maqedonia e Veriut do të mbledhë nesër Këshillin e Sigurisë Kombëtare, pas luftës që ka shpërthyer në Lindjen e Mesme.
Pas konsultimeve, Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ka caktuar një seancë të Këshillit të Sigurisë për nesër, 1 mars 2026.
Siç është njoftuar nga Zyra e Presidentes Siljanovska-Davkova, seanca do të fillojë në orën 18:00 në Vilën Vodno, dhe rendi i ditës do të përfshijë situatën e sigurisë në vend pas zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.