Qeveria solli vendim, kontrolle të jashtëzakonshme ndaj të gjitha kompanive për prodhimin e kanabisit mjekësor
Me qëllim parandalimin e prodhimit të paligjshëm industrial të kanabisit mjekësor dhe lëshimin e tij në tregun e paligjshëm vendas dhe ndërkombëtar, Qeveria në seancën e sotme shqyrtoi informacionin lidhur me licencat për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe miratoi disa përfundime.
Ekzekutivi i ngarkoi institucionet, në kuadër të kompetencave të tyre, që t’i ndërmarrin të gjitha masat dhe aktivitetet e përcaktuara me ligj dhe të kryejnë KONTROLLE të jashtëzakonshme ndaj të gjithë personave juridikë që kanë leje për kultivimin dhe prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe brenda afatit prej 45 ditësh të dorëzojnë raport në Qeveri.
Gjithashtu, Qeveria do të emërojë anëtarët e Komisionit shtetëror ndërinstitucional për luftën kundër prodhimit të paligjshëm, tregtisë dhe keqpërdorimit të drogës.