Për çfarë u takuan aktorët Blerina Veseli dhe Enis Murati?
Blerina Veseli, një nga aktoret më të suksesshme dhe më të përfolura të këtij viti, është parë së fundmi në një takim me Enis Muratin, emër i njohur për projektet e tij gjatë muajit të Ramazanit në vitet e fundit.
Fotot e publikuara nga lexuesit kanë ngjallur menjëherë reagime në rrjete sociale, ku shumë ndjekës po aludojnë për një bashkëpunim të mundshëm mes dy emrave të njohur të skenës.

Enis Murati, i cili në vitet e kaluara ka qenë një nga figurat më të kërkuara gjatë Ramazanit me projekte të ndjekura nga publiku, këtë vit nuk ka bërë ende asnjë njoftim publik për angazhimet e tij. Nga ana tjetër, Blerina Veseli po konsiderohet si një nga aktoret që ka shënuar rritjen më të madhe në karrierë gjatë këtij viti.

Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar lidhur me këtë takim, duke lënë hapësirë për pikëpyetje dhe pritshmëri te publiku. Mbetet për t’u parë nëse ky takim lidhet me ndonjë projekt të ri që pritet të zbulohet së shpejti.VOXAL