Trump publikon imazh të Maduro-s me duar të lidhura, pretendon se ndodhet në një anije luftarake amerikane
Donald Trump sapo ka ndarë një imazh të Nicolas Maduro, duke e shfaqur liderin venezuelian të arrestuar dhe nën mbikëqyrje.
Presidenti amerikan shkruan se homologu venezuelas ndodhet aktualisht në bord të anijes luftarake amerikane USS Iwo Jima, duke sugjeruar se qeveria amerikane ka marrë kontrollin mbi liderin venezuelian.
Maduro, i veshur me një kostum të sportit gri të markës Nike, në duar mban një shishe uji.
Sytë e Maduros janë të mbuluar me një shirit të zi dhe mbi veshët duket se ka kufje të mëdha. Nuk është e qartë nëse Maduro ndodhet pranë gruas së tij, Cilia Flores, pasi ajo nuk shihet në fotografi.