Shpërthim dramatik i vullkanit Kilauea Hawaii, lava ngrihet qindra metra në ajër
“Shatërvanë spektakolarë” lave të ndezur shpërthyen nga vullkani Kilauea në Hawaii të martën, më 23 dhjetor.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), lava nga gryka jugore u ngrit deri në 420 metra në ajër, ndërsa nga gryka veriore arriti rreth 280 metra.
Ngjarja u klasifikua si Episodi 39 i aktivitetit vullkanik.
Gjatë kësaj kohe, vlerësohet se u hodhën rreth 10 milionë metra kub lavë.
Kilauea është një nga vullkanet më aktivë në botë dhe po përjeton një periudhë shpërthimesh që ka rreth një vit që vazhdon.