SHBA përballet me stuhi dimërore, mbyllen edhe disa shkolla!
Autoritetet në SHBA, si edhe mbi 50 milionë qytetarë, janë në gjendje gatishmërie pasi një sistem i fuqishëm moti që po forcohet gradualisht pritet të sjellë reshje të dendura dëbore dhe shiu në pjesë të rajoneve të Mesdheut amerikan, në Apalashe dhe në verilindje të vendit.
Ky sistem i motit pritet të shkaktojë sot reshje të mëdha dëbore dhe shiu, ndërsa mbi 50 milionë amerikanë janë paralajmëruar nga autoritetet për një stuhi dimërore.
Sasia e dëborës mund të arrijë të paktën 30 centimetra në luginën e Ohajos, në Pensilvani, në veri të Nju Jorkut dhe në Nju Ingland, ndërsa në disa zona pritet të bjerë deri në 2.5 centimetra dëborë në orë, sipas meteorologut Ashton Robinson Cook nga Qendra e Parashikimeve të Shërbimit Kombëtar Meteorologjik.
“Nëse nuk keni arsye të domosdoshme për të dalë, qëndroni në shtëpi”, këshilloi ai.