Çmimi Nobel për Paqe shkon për María Corina Machado – shpërblehet për mbrojtjen e demokracisë në Venezuelë
María Corina Machado, një nga figurat më të njohura të opozitës në Venezuelë, është shpallur fituese e Çmimit Nobel për Paqen 2025.
María Corina Machado, një nga figurat më të njohura të opozitës në Venezuelë, është shpallur fituese e Çmimit Nobel për Paqen 2025.
Lajmi është bërë publik nga Komiteti i Nobelit, duke vlerësuar rolin e saj të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e të drejtave demokratike në një nga vendet më të goditura nga autoritarizmi në Amerikën Latine.
Machado ndodhet e fshehur brenda territorit të Venezuelës, pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, që u konsideruan gjerësisht të manipuluara dhe të fituara padrejtësisht nga presidenti aktual, Nicolás Maduro.
“Machado nderohet për punën e saj të palodhur në promovimin e të drejtave demokratike për popullin e Venezuelës dhe për luftën e saj për një tranzicion të drejtë dhe paqësor nga diktatura drejt demokracisë.”
Fitorja e saj në këtë garë të rëndësishme ndërkombëtare vjen ndërkohë që presidenti amerikan Donald Trump kishte shprehur në mënyrë të përsëritur ambicien për të fituar Çmimin Nobel për Paqen.
Trump kishte pretenduar se meritonte vlerësimin për rolin e tij në zgjidhjen e disa konflikteve ndërkombëtare, duke përfshirë përpjekjet e fundit për një marrëveshje paqeje mes Izraelit dhe Palestinës.
Organizata e Veteranëve të Luftës ka dal me reagim sa i përket aktakuzës për spiunazh ndaj Fatmir Shehollit. OVL-UÇK në
Numri i rasteve të etheve të Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 53, ndërsa pesë pacientë kanë
Qytetarëve po u mbërrijnë mesazhe të rreme SMS, në të cilat thuhet se “kthimi i tatimit është përgatitur”, ndërsa në