Tërmet 7.4 ballë në Filipine – autoritetet lëshojnë alarm për cunami
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë të shkallës Rihter ka goditur Filipinet jugore, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe duke ngritur shqetësime për dëme të mëdha materiale. Sipas zyrës lokale sizmologjike, priten lëkundje të tjera pasgoditëse dhe ekziston mundësia reale për dëme serioze.
Filipinet ndodhen në të ashtuquajturin “Unaza e Zjarrit të Paqësorit”, një zonë me aktivitet të lartë sizmik, dhe shpesh përballen me tërmete të forta dhe shpërthime vullkanike.