Tajfuni Ragasa godet Tajvanin, 14 viktima dhe 124 të zhdukur
Tajfuni më i fuqishëm i vitit, Ragasa deri më tani ka shkaktuar 14 vdekje dhe 18 të plagosur ndërsa ka kaluar mbi Tajvan, ndërsa numri i të zhdukurve është rritur në 124.
14 persona humbën jetën pasi një barrierë liqenore dhjetëra vjeçare u thye nën peshën e shirave të rrëmbyeshëm në qarkun lindor Hualien, duke shkaktuar përmbytje të mëdha që rrëzoi një urë dhe goditi qytetin Guangfu. Gjeologët e kanë përshkruar atë si një “cunami nga malet”.