250 mijë qytetarë të Maqedonisë me pashaporta bullgare, thotë Grebenarov
Profesori dhe historiani bullgar, Aleksandar Grebenarov ka kritikuar qasjen që ka kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoskit ndaj komunitetit bullgar në RMV, e poashtu dhe ngecjen që po bën ai në procesin e përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.
“Nga Mickoski po vërejmë sulme negative kundër Bullgarisë, kundër politikës së jashtme bullgare. I njejti person tha para disa muajve se dëshiron nga BE që bullgarët të bëhen pjesë e kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, pasi që vendi të anëtarësohet në BE, gjen arsyetime, mirëpo ai duhet ta dijë që BE nuk është Akademi Shkencore që merret me problematika shkencore siç po përmenden në këtë rast. Ai po përdor një retorikë kërcënuese ndaj Bullgarisë, mirëpo kjo mund të jetë edhe për shkak se janë zgjedhjet dhe në prag të këtyre zgjedhjeve ai dëshiron ta mbajë të bashkuar elektoratin e partisë së tij”, tha për LajmTv, Grebenarov.