13 intervenime nga Ndihma e Shpejtë në Trubarevë
Në Trubarevë, gjatë natës dhe deri në orët e pasdites, Ndihma e Shpejtë ka intervenuar 13 herë. Një pacient është dërguar në Klinikën e Toksikologjisë, ndërsa një tjetër, i palëvizshëm, është transportuar në një vendbanim tjetër.
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, theksoi se sistemi shëndetësor është i gatshëm të përballet me situatën. “Shtabi i krizës është në mbledhje të vazhdueshme dhe do të ndërmerren masa shtesë sipas nevojës”, u shpreh ai.
Drejtori i Klinikës së Toksikologjisë, Argjend Imeri, informoi se pacientja e pranuar natën e kaluar është në gjendje të mirë dhe mbetet nën kujdes mjekësor. “Tre pacientë të tjerë u kontrolluan sot dhe u liruan për në shtëpi”, shtoi ai.