
Zjarri pranë fshatit Cerovë po përhapet drejt rajonit të Karpllakut dhe Shkupit, aktualisht nuk ka vendbanime të rrezikuara
Zjarri i cili shpërtheu pranë fshatit Cerovë, në komunën e Zhelinës po përhapet drejt Karpallakut dhe rajonit të Shkupit. Nga Qendra Për Menaxhim me Krizat thonë se aktualisht nuk ka vendbanime ose objekte të rrezikuara.
“Ekipet në terren po punojnë për të lokalizuar zjarrin, ndërsa drejtori i Qendrës për Menaxhim e Krizave, z. Muhamed Ali, po ndjek situatën dhe është në komunikim të vazhdueshëm me ekipet në terren. Nesër në mëngjes planifikohet ndërhyrje edhe me mjete ajrore,avioni- Er traktor do të angazhohet herët në mëngjes për të shuar zjarrin” theksojnë nga QMK.
Nga Qendra për Menaxhim me krizat thonë se, të gjitha shërbimet e përfshira mbeten në terren dhe monitorojnë situatën për një reagim të shpejtë dhe efikas.
