
Zjarri në Trubarevë, IShP: nuk ka devijime nga vlerat normale, rezultatet e plota nesër
Një pjesë e rezultateve nga mostrat e marra nga uji, toka dhe ajri në Trubarevë janë gati, ndërsa pjesa tjetër e rezultateve do të jenë gati nesër, thonë nga Instituti i Shëndetit Publik. Në pjesën e rrezatimit jonizues, rezultate konstatojnë se janë brenda vlerave normale.
“Instituti i Shëndetit Publik i ka pranuar rezultatet nga ajri dhe toka, për mostrat e marra për ekzaminimin e rrezatimit jonizues, të cilat është konstatuar se janë brenda vlerave normale referuese, pa devijime “- thuhet në njoftimin e Institutit
Nuk janë konstatuar as devijime të vlerave të metaleve të rënda në mostrat e ujit, por është evidentuar përmbajtje e shtuar e materieve organike te ujërat nëntokësorë.
“Në mostrat e ujit, sipas analizës fiziko–kimike, nuk janë konstatuar devijime të vlerave sa i përket metaleve të rënda. Është evidentuar vetëm një tregues për përmbajtje të shtuar të materieve organike në ujërat nëntokësore, të cilat vijnë nga burime të tjera” thonë nga IShP.
Për shkak të zjarrit të së shtunës në Trubarevë, janë marrë mostra nga uji, toka dhe ajri për ekzaminim të radioaktivitetit, si dhe mostra nga uji i rrjetit, pusët dhe toka për analizë fiziko–kimike.
