Zjarri në Bllacë rrezikon makinat, MPB ndalon kalimin e kamionëve – automjetet ndryshojnë drejtimin
Që nga mesdita e së dielës, një zjarr i fuqishëm ka përfshirë zonën mbi magjistralen A4 Shkup – Bllacë, në afërsi të tunelit. Për shkak të erës dhe terrenit të vështirë, zjarri është përhapur mbi rrugën dhe ka krijuar rrezik për pjesëmarrësit në trafik, ndërsa autoritetet po përpiqen të vendosin situatën nën kontroll.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se për shkak të rrezikut nga zjarri, është vendosur regjim i posaçëm i qarkullimit. “Komunikacioni është ndërprerë për automjetet e rënda transportuese, ndërsa për automjetet e udhëtarëve është devijuar,” njoftoi MPB.
Automjetet që vijnë nga pika kufitare Bllacë në drejtim të Shkupit tani devijohen në drejtim të fshatit Gorno Bllacë, përmes rrugës së vjetër që kalon nëpër fshatin Banjan, Glluvo dhe më pas drejt Shkupit.
Nga ana tjetër, qarkullimi nga Shkupi drejt pikës kufitare Bllacë është devijuar nëpër rrugën rajonale R-2239, përmes fshatit Brazdë, Glluvo dhe Gorno Bllacë.
Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes dhe ndjekje të udhëzimeve zyrtare derisa situata të stabilizohet.Vox