Zgjedhjet lokale pritet të shpallen të shtunën nga Kryeparlamentari Gashi
Kryeparlamentari Afrim Gashi, do të shpallë zgjedhjet e teta lokale që nga pavarësia e Maqedonisë të shtunën, më 9 gusht, kanë konfirmuar nga Kuvendi për gazetën “Sloboden Peçat”.
Rrethi i parë i garës për kryetarë komunash dhe këshilltarë do të mbahet më 19 tetor, ndërsa Rrethi i dytë do të jetë më 2 nëntor në komunat për të cilat kryetarët e komunave nuk do të zgjidhen në rrethin e parë. Fushata për zgjedhjet lokale do të fillojë 20 ditë para heshtjes zgjedhore, pra më 28 shtator.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) do të përcaktojë afatet më të rëndësishme për aktivitetet zgjedhore në një seancë publike në të njëjtën ditë kur shpallen zgjedhjet, pra më 9 gusht.