Zekolli Shaqiri: Lidhja me Strugën do të bëhet, teoritë konspirative të Selës janë të pakuptimta
Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri në “Debat në Shenja”, duke folur rreth asaj se a mund të ketë devijim të Korridorit 8 siç akuzuan nga partia e Ziadin Selës, ajo mohon kategorikisht një gjë të tillë.
Që do të bëhet lidhja me Strugën me Trebenishtë dhe Qafë Thanë, sipas Zekollit kjo është e padiskutueshme.
“Korridori 8 është arterie kyçe që na lidh me Detin Adriatik e Detin e Zi, ka një pozitë gjeostrategjike shumë të rëndësishme, është e mbrojtur nga NATO, ka sjell siguri, zhvillim ekonomik. Teoritë konspirative se Aleksandar Vuçiqi ka gisht këtu janë shumë të pakuptimta, nuk e di prej nga z. Sela i ka këto informata”, shprehet Zekolli Shaqiri.
Ajo këtë e bazon në atë që punojnë çdo ditë, në deklaratat e ministrit me gjithë energjinë që kanë për ta çuar Korridorin 8 përpara.
“Kemi mbrojtje nga NATO dhe nuk besoj se mund të ketë ndonjë fuqi për ta bërë një devijim të tillë”, ka thënë zëvendësministrja Zekolli Shaqiri.