Zbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
Personi i gjetur dje i vrarë në Nerasht të Tetovës sipas informatave jozyrtare është personi i njohur në Tetovë. Motivet për këtë vrasje dhe autorët e mundshëm nuk dihen./Shqipmedia
Njoftimi i policisë:
Menjëherë është vepruar sipas denoncimit dhe sot rreth orës 16:15, në arat në atarin e fshatit Nerashtë, zyrtarë policorë nga Departamenti Policor Tearcë kanë vërejtur një automjet të parkuar “Audi Q5” me targa të Tetovës. Brenda në automjet është vërejtur një person mashkull i cili nuk jepte shenja jete, ndërsa në xhamin e shoferit ka pasur një vrimë nga një predhë e shkrepur. I njëjti në pjesën e kokës ka qenë i mbuluar me gjak dhe dyshimi fillestar është se personi është qëlluar me armë zjarri dge një mjek nga ekipi i ndimës së shpejtë kanë konstatuar vdekjen.
Në vendngjarje ndodhet Prokurori Publik dhe ekipi i ekspertizës nga SPB Tetovë, të cilët janë duke kryer këqyrjen dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për personin A.B. nga Tetova.