Zbardhet vrasja në Çashkë, arrestohet njëri nga autorët — po kërkohet edhe një person tjetër
Ministria e Punëve të Brendshme ka arrestuar dhe ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike të Velesit kundër D.C. (43), për shkak të dyshimit të bazuar se ka qenë bashkëkryes i veprës penale “vrasje”, sipas nenit 123, paragrafi 1 të Kodit Penal.
Më 05.11.2025, në vendin e quajtur Porojnica, pranë rrugës fushore që lidh Çashkën me fshatin Busilci, i dyshuari D.C., së bashku me një person tjetër, e kanë vrarë Gj. Gj. nga Velesi.
Fillimisht, D.C. e ka joshur viktimën dhe me makinën e tij e ka dërguar në vendin e ngjarjes. Më pas, së bashku me personin tjetër, kanë shtënë me armë zjarri drejt tij, duke i shkaktuar plagë me plumb në kokë, nga e cila viktima ka ndërruar jetë.
I dyshuari D.C. më parë ka qenë autor i veprës penale “grabitje”, ndërsa sipas disa provave tashmë të siguruara, pas vrasjes në Çashkë ai është përpjekur të fshehë gjurmët dhe të ndikojë në procedurë.
MPB, në koordinim me prokurorin publik, po ndërmerr masa dhe aktivitete për gjetjen e bashkëkryesit tjetër të veprës penale.