Xhamia e fshatit Gajre, dy umre shpërblim për xhematin e rregullt
Xhamia e Fshatit Gajre gjatë muajit të Ramazanit do të shpërblejë 2 persona nga xhemati i saj me umre. Imami i xhamisë përmes një postimi sqaron se dhurimi do të behet përmes hedhjes së shortit, ku dy nga pjesmarrësit do të shpërblehen.
” Është hera e parë që xhamia jonë organizon një gjë të tillë. Terheqja do të bëhet në njërën nga netet e muajit të Ramazanit, por nata mbetet sekrete”- deklaroi imami.
Ai bëri thirrje për prezencë në faljen e namazit të Teravisë, pasi në këtë mënyrë secili besimtarë bëhet fitues potencial i këtij shpërblimi.