Vritet një grua në Rosoman, i dyshuar djali i saj
MPB:Është arrestuar 27-vjeçari na Rosomani,i cili këtë mëngjes vrau nënën e tij.
Një grua u vra në Rosoman, dhe sipas informacioneve të para, i dyshuari është djali i saj. Rasti u konfirmua nga doktori Ratko Grkov nga Ndihma e Shpejtë në Kavadar, i cili ishte pjesë e ekipit që ndërhyri në vendngjarje.
“Ekipi ynë u thirr dhe në vendngjarje konstatuam një prerje me thikë në qafë. Nga lëndimi, gruaja vdiq në vendin e ngjarjes” deklaroi Grkov për MIA.
Aktualisht nuk ka detaje të tjera për rrethanat e ngjarjes. Informacione të mëtejshme nga institucionet kompetente priten gjatë ditës.