VMRO-DPMNE sot zhvillon kongresin partiak, Mickoski pritet të rizgjidhet kryetar
VMRO-DPMNE sot, më 6 dhjetor, zhvillon kongresin e rregullt partiak, ku pritet që Hristijan Mickoski të rizgjidhet në krye të partisë. Deri në momentin e mbajtjes së kongresit, asnjë kandidat tjetër nuk është paraqitur në garë, ndërsa Mickoski ka deklaruar se nëse merr një mandat të ri, ai do të jetë i fundit në këtë pozitë.
Në kongres pritet të marrin pjesë rreth 860 delegatë dhe afërsisht 1.800 mysafirë, ndërsa gjatë punimeve do të zgjidhet edhe Komisioni Statutar përgjegjës për mbikëqyrjen e punës financiare brenda partisë.
Një nga pikat kryesore të rendit të ditës është miratimi i Strategjisë “Maqedonia 2030”, e cila do të shërbejë si vizion politik dhe zhvillimor i partisë për vitet në vijim.
Pas përfundimit të kongresit, pritet që Mickoski të marrë vendime për një rifreskim të mundshëm të disa emrave në qeveri, në kuadër të përditësimit të ekipit drejt fazave të ardhshme të qeverisjes.