VLEN-i me kongres në maj bashkohet si parti
VLEN ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e parë, ku është vendosur që kongresi i parë të mbahet gjatë muajit maj, shkruan Tema.mk. Sipas burimeve të mediumit, në këtë mbledhje janë diskutuar hapat e ardhshëm organizativë dhe përgatitjet për kongresin, i cili pritet të jetë një moment i rëndësishëm për strukturimin dhe drejtimin politik të VLEN-it.
Kongresi i parë pritet të sjellë vendime të rëndësishme lidhur me organizimin e brendshëm dhe prioritetet politike për periudhën në vijim.