Vjet janë regjistruar më shumë studentë, kryesisht në shëndetësi dhe mbrojtje sociale
Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, në vitin akademik 2024/2025 janë regjistruar gjithsej 53,535 studentë në studimet e nivelit të parë, që përbën një rritje prej 2.3% krahasuar me vitin paraprak.
Prej tyre, 59.3% janë studente femra, ndërsa 76.8% kanë zgjedhur universitetet publike, ndërsa pjesa tjetër 23.2% ndjekin studime në institucionet private.
Në vitin e parë të studimeve janë regjistruar 14,644 studentë, prej të cilëve 13,825 janë studentë të rinj, ndërsa të tjerët vazhdojnë studimet pas ndërprerjes.
Sa i përket fushave të studimit, më të preferuarat janë shëndetësia dhe mbrojtja sociale me 13,371 studentë të regjistruar. Pas tyre renditen biznesi, administrata dhe drejtësia me 10,839 studentë, si dhe teknologjitë e informacionit dhe komunikimit me 8,875 studentë.
Në anën tjetër, fusha me interes më të ulët mbetet bujqësia, pyjet, peshkimi dhe veterinarisë me vetëm 740 studentë të regjistruar.
Ky trend tregon një fokus në rritje të të rinjve drejt profesionistëve në sektorë kyç për zhvillimin social dhe ekonomik të vendit.