Viti 2024 më tragjiku nga zjarret, u dogjën 3.6 % e territorit të RMV-së, trendi mbetet alarmant edhe në vitin 2025
Në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot nuk ka fare zjarre aktive e as nën kontroll, ndërsa janë shuar gjithsej 11 zjarre në hapësirë të hapur gjatë 24 orëve të fundit.
Zjarret e shuara ndodhen në:
- Komuna e Dolnenit – fsh. Strovjë, pas vendit të quajtur Gajdarecë-Klepallë (pyll me vegjetacion të ulët)
2. Komuna e Likovës – fsh. Sllupçan (vegjetacion i ulët)
3. Komuna e Çashkës – fsh. Bogomilë (pyll i përzier)
4. Komuna e Brodit – fsh. Greshnicë (pyll i degraduar me vegjetacion të ulët)
5. Komuna e Dolnenit – fsh. Llagjan (vegjetacion i ulët)
6. Komuna e Tetovës – rr. 146 (bar i thatë dhe mbeturina)
7. Komuna e Vrapçishtit – fsh. Dobri Doll (arë e djegur)
8. Komuna e Kërçovës – fsh. Cer (mbeturina dhe vegjetacion i ulët i djegur)
9. Komuna e Kërçovës – fsh. Çellopecë (vegjetacion i ulët)
10. Komuna e Dellçevës – fsh. Vratillafcë (vegjetacion i ulët)
11. Komuna e Vinicës – mbi “Mebel Vi” (vegjetacion i ulët)
Që nga fillimi i korrikut, një sërë zjarresh kanë shpërthyer në të gjithë vendin. Sipas informacionit zyrtar, zjarri që filloi në Goten ka shkaktuar dëmet më të mëdha – një betejë shumëditore me zjarrin që mobilizoi forcat vendase dhe ndërkombëtare, makineritë më moderne, dronë dhe ndihmë të specializuar nga BE. “Zjarri në Goten ishte kompleks, u hodhën 3.4 ton ujë me aeroplan nga ajri ku ishte e pranishme edhe mbështetja e forcave speciale sllovene dhe çeke. Gjendja më kritike ishte në mbrojtjen e popullsisë dhe fshatrave buzë malit, siç është Jargulica dhe fshatrat në rajonin e Berovës.
” Të dhënat e fundit tregojnë se zjarret që shkaktuan dëme më të mëdha ishin në vitin 2024, ku u dogjën mbi 95,000 hektarë (3.6% e territorit), por trendi mbetet alarmant edhe në vitin 2025. Që nga fillimi i gushtit, sipas vlerësimeve nga Shtabi i Krizës dhe raporteve nga Ministria e Mjedisit, i njëjti numër zjarresh është regjistruar çdo ditë këtë vit si në vitin 2024, ndryshimi është se zonat e përfshira nga zjarret janë shumë më të vogla. Nga zjarret e këtij viti, një e treta janë në territorin e Maqedonisë Lindore, dhe numri i pyjeve të prekura arrin në disa mijëra hektarë, veçanërisht hapësirat e ahut dhe lisit, megjithatë, të dhënat zyrtare mbi sipërfaqen e djegur nuk janë publikuar ende.
Nexhmedin Shaqiri