Vijon lufta në Lindjen e Mesme! Teherani kërcënon se do të vrasë Netanyahun, ky i fundit publikon video duke pirë kafe. Lideri i Iranit “arratiset” në Moskë
Lufta në Lindjen e Mesme vijon të përshkallëzohet, ndërsa tensionet mes Shteteve të Bashkuara, Iranit dhe Izraelit janë rritur ndjeshëm në orët e fundit.
Gardat Revolucionare iraniane kanë kërcënuar drejtpërdrejt kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, duke deklaruar se do të vazhdojnë ta “ndjekin dhe ta vrasin”, sipas mediave shtetërore iraniane.
Ndërkohë, autoritetet iraniane kanë ndërmarrë edhe një operacion të gjerë sigurie brenda vendit. Sipas raportimeve, 20 persona janë arrestuar në qytetin Urmia, të akuzuar për spiunazh dhe për dërgimin e vendndodhjeve të objekteve ushtarake, policore dhe të sigurisë drejt Izraelit.
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë për një operacion në këmbë pasi pësoi lëndime të rënda gjatë sulmeve ajrore, sipas raportimeve të medias së Kuvajtit “Al-Jarida”.
Ndërkohë, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka publikuar një video në rrjetet sociale për të hedhur poshtë thashethemet që qarkulluan në internet se ai ishte vrarë në një sulm iranian.