(VIDEO)MPB ju drejtohet qytetarëve vetëm maqedonisht
Hapet pika për korrigjim të të dhënave personale të nevojshme për sistemin “Safe City”, por maqedonishtja është e vetmja gjuhë me të cilën ju flitet qytetarëve. Kjo paraqet një shkelje të Kushtetutës dhe Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.
Sipas Amendamentit V të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut dhe Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në nivel shtetëror dhe duhet të përdoret në të gjitha institucionet publike, përfshirë edhe ato qendrore në Shkup, si Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
Kjo do të thotë se qytetarët kanë të drejtë të komunikojnë në shqip, të dorëzojnë kërkesa dhe të marrin dokumente zyrtare edhe në gjuhën shqipe, pa marrë parasysh vendbanimin e tyre, ndërsa institucionet janë të obliguara ligjërisht ta respektojnë këtë të drejtë./VOXAL/