(VIDEO)Krejt e dimë Juventusin, e të njohim ty, ska kombinim më të mirë, i thotë Kurti Zhegrovës.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka ndarë një moment të lezetshëm bisede në celular me yllin e futbollit kosovar Edon Zhegrova i cili së fundmi ka nënshkruar kontratë për të luajtur për gjigantin italian Juventus. Dukshëm i emocionuar dhe me fjalët më të mira, Kurti e uron Zhegrovën dhe kujton me melankoli kohë kur mezi shikonin ndeshjet, ndërsa tani një Kosovar luan për këtë gjigant.
“Ska shansa me pas lajm më të rëndësishëm këtë jave se ça ke bo ti. Na ke bo krenarë të gjithëve. Krejt e dimë kush është Juventusi, krejt të njohim ty. Kombinim ma të mirë nuk kemi mujtë me imagjinu. Ky lajm na ka gëzu krejtve”, thotë Kurti.
“Faleminderit edhe juve shumë për thirrjen. Për mua ka qenë një moment i veçantë tu e pa se qysh kam nisë në Prishtinë. Kjo o kan për mu një andërr si fmi. E kam pas gjithmonë qëllimin me prezantu Kosovën në mënyrën më të mirë, dhe mi tregu botës që Kosova ka talent të veçantë”, thot Edon Zhegrova.
“Viteve të 80-ta, kur kam kshyr futboll si fmi. Juventusi kur ka lujt me Interin, o kan premi nëse mundesh te naj kojshi me gjet naj kanal që mundesh me kshyr në televizor. Tash po vjen puna ti me lujt aty”, shton Kurti.
“Ju pres edhe juve. Ju pres me kënaqësi. Edhe ju e keni hapur derën të vini në ndonjë ndeshje”, shton Zhegrova.
“Qeky është numri jem. Veq tregom se çfarë duhet me bë”, i thotë Kurti Zhegrovës./VOXAL/
Ndiqni videon e plotë: